English

Shba Përfshihet Përsëri Nga Një Ndotje Gjigante Me Naftë Në Veri Të Vendit

ÇIKAGO, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Rreth katër milionë litra naftë rrodhën në lumin Kalamazoo në Miçigan, pas çarjes së një gazjellësi, njoftuan autoritetet amerikane. Agjencia e mbrojtjes së mjedisit (EPA) theksoi sot në një komunikatë që rrjedhja kishte nisur që të hënën kur një gazjellës me diametër prej 76 centimetrash që i përkiste kompanisë kanadeze ''Enbridge Inc'' ishte dëmtuar duke derdhur naftën në Talmadge. Sipas ndërmarrjes, gazjellësi është mbyllur dhe valvolat e izolimit janë bllokuar duke bërë të mundur ndalimin e rrjedhjes së naftës./ /ec/ a.jor.
KOMENTE