Romë, 29 korrik, NOA – Plot 120 vjet pas vdekjes së tij, një libër i ri i botuar nga Alan Zamboni hedh fakte nga momentet e fundit të jetës së piktori të madh, Vincent Van Gog.
Piktori i cili në fakt u nda nga jeta përmes një vetëvrasje, ruan mjaft mistere nga momentet e fundit, të cilat merr përsipër t’i rrëfejë në botimin e tij, Alan Zamboni.
Konkretisht, bazuar në një dokumentacion të plotë për Van Gogun, romani në fjalë përqendrohet në momentet e fundit të një njeriu që luftoi kundër poshtërsive, paragjykimeve dhe hipokrizive të shoqërisë së epokës në të cilën ai jetoi.
Të cilat mesa duket, sipas autorit, kanë qenë edhe shkaqet, të cilat e detyruan të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes.
Një veprim i ndërmarrë me forcë ky, pa prezumimin e artit, me bindjen se një artist është një njeri gjithmonë në kërkim.
n.e/NOA