Sociale - Greqi - Përplasje Mes Kamionistëve Dhe Policisë
ATHINË, 29 korrik /ATSH-MIA/ - Një grup kamionistësh, të cilët janë në grevë prej disa ditësh, u përplasën sot në mëngjes me policinë para ndërtesës së Ministrisë greke të Transportit në Athinë.
Një grup prej rreth 500 shoferësh u mblodhën në mëngjes para ministrisë, zyrtarët e së cilës i urdhëruan të ktheheshin në punë, pasi një numër i madh pikash karburanti në Greqi kanë mbetur pa benzinë.
Ky fenomen ka shkaktuar probleme të mëdha në furnizimin me derivatet e naftës gjatë sezonit turistik.
Përplasja me policinë ndodhi kur shoferët u përpoqën të hynin në ndërtesë dhe të bisedonin me ministrin Dhimitris Repas.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të ndaluar demostruesit të hynin në ministri.
Qeveria greke urdhëroi dje shoferët e kamionëve dhe cisternave që për 24 orë të ktheheshin në punë.
"Kjo grevë ka shkaktuar probleme serioze në jetën publike dhe ekonomike dhe rrezikon edhe shëndetin publik", thuhet në njoftimin e qeverisë greke./
a.jor.