English

Spanjë, Katalonja miraton heqjen e ndeshjes me demat

Spanjë, 29 Korrik NOA - Parlamenti në Katalonjë ka miratuar heqjen e ndeshjeve me dema në rajon dhe kjo falë 68 votave pro, 55 kundër dhe 9 abstenime. Ndalimi i saj do të nisë nga viti 2012. Katalonja është rajoni i dytë më i madh i Spanjës i cili ka ndaluar ndeshjet me dema dhe kjo pas arkipelagut Kanarie, i cili mori këtë vendim në vitin 1991.

Pas leximit të vendimit, shpërtheu një në kënaqësi e të gjithë aktivistëve të të drejtave të kafshëve, të cilët morën pjesë në seancë.

Festa vazhdoi dhe jashtë sallës parlamentare, ku anëtarët e grupeve të ndryshme sociale të mbrojtjes të të drejtave të kafshëve kanë festuar me lot, përqafime dhe britma gëzimi për këtë ngjarje historike. Para votimit, zëdhënësja e “Prou”, Anna Mula, i ka kërkuar parlamentit rajonal për të dhënë një mesazh mëshire dhe përparimi të njerëzimit, duke i dhënë fund torturave të luftës midis burrave dhe demave.

Votimi i sotëm mund të inkurajojë grupet e animalistëve të bëjnë thirrje për një festim në të gjithë vendin. Një propozim i tillë është bërë nga disa shoqata të Madridit dhe kjo në përgjigje të masës së presidentit të bashkësisë autonome të kryeqytetit, Esperanza Aguirre, i cili njoftoi se rajoni saj do të deklarojë ndeshjet me dema si një pjesë të trashëgimisë kulturore. Ndalimi i këtyre ndeshjeve që shpesh herë konsideroheshin mizore mund të ketë një ndikim shumë të gjerë në vend.

KOMENTE