English

Sport-Merkato/ Lëvizjet Më Të Fundit Në Merkaton E Superligës

TIRANË, 29 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Skuadrat e Superligës vijojnë përforcimin e organikës së tyre me lojtarë të rinj në këtë merkato verore. Skuadra shkodrane e Vllaznisë është shumë afër firmosjes me mesfushorin kosovar, Mensur Limani. 26-vjeçari, i cili më parë ka luajtur me Prishtinën, Drenicën dhe Milanon e Kumanovës, pëlqehet nga trajneri malazez i shkodranëve, Mojash Radonjiç. Te Vllaznia luajnë dhe kosovarët Liridon Kukaj dhe Ilir Nallbani. Ndërsa mesfushori Ilirjan Çaushaj (23 vjeç, ish-Shkumbini) dhe mesfushori Enkel Alikaj (28 vjeç, ish-Vllaznia) firmosën zyrtarisht me Kastriotin për sezonin e ri. Pranë Kastriotit është dhe mesfushori kroat, Marko Radanjiç (28 vjeç, Inter Zaprashiç). Franc Gega është përforcimi i radhës te Gramozi i Ersekës. Trajneri Ilir Qirjako e konsideron mesfushorin si një përforcim të vlefshëm në synimet e skuadrës kolonjare për t'u ringjitur në Kategorinë Superiore. Luftëtari firmosi me Rezart Mahon dhe Florian Brahon (të dy të ardhur nga Partizani), ndërkohë që nën urdhrat e trajnerit Ilir Selimi janë dhe Arjan Sheta dhe Maringlen Kapaj. Bluzinjtë presin edhe sulmuesin Klodian Arbri (ish-Lushnja) dhe mesfushorin Hekuran Koreshi (ish-Lushnja). /a.ke/
KOMENTE