English

Studimi: Dekada e fundit, më e nxehta që nga viti 1880

Uashington, 29 korrik, NOA – Periudha kohore nga viti 2000 deri në 2009, është periudha ku janë regjistruar temperaturat më të larta në mbarë botën që nga viti 1880, i cili në fakt është edhe momenti kur kanë nisur të maten zyrtarisht temperaturat.

Lajmi është bërë me dijeni nga një studim i Agjencisë amerikane të studimit të Oqeaneve dhe Atmosferës, sipas të cilit, ngrohja globale mbetet një fenomen kërcënues për të ardhmen e njerëzimit, nëse iu referohemi shifrave progresive gjithmonë në rritje nga viti në vit për temperaturat e larta.

Konkretisht, duke e krahasuar dekadën e parë të shekullit XXI me vitet e shekullit të ’20, studimi pohon se asgjë nuk mund të krahasohet me ritmin e përshpejtuar të rritjes së temperaturave kohët e fundit.

Më tej, studimi tregon se ekzistojnë 10 tregues të cilët dëshmojnë se ngrohja globale po ndodh, por nuk jepen qartë arsyet pse po ndodh ky proces.

Raportet paraprake bëjnë përgjegjëse aktivitetin industrial të njerëzve për ngrohjen globale, por kjo është vënë në pikëpyetje nga një numër studiuesish, sipas të cilëve ky fakt mund të ketë ndikuar por mund të jetë diçka tjetër më shumë se kaq që po shkakton këtë ndryshim të pandalshëm.

n.e/NOA

KOMENTE