Turqi - Davutoglu: Irani I Gatshëm Të Ndërpresë Pasurimin E Uraniumit
ANKARA, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu konfirmoi se Irani ishte i gatshëm të ndërpresë pasurimin e uraniumit pjesërisht të pasuruar me 20 për qind, nëse propozimi i tij për shkëmbimin e lëndëve djegëse pranohet nga fuqitë e mëdha, njoftoi sot shtypi turk.
"Mesazhi i rëndësishëm që Mottaki i dha Turqisë është se ''nëse marrëveshja e Teheranit do të alikohet, nëse sasia e gjykuar e mjaftueshme e lëndës djegëse për reaktorin e kërkimit në Teheran do të livrohet, Irani nuk do të ketë arsye të vazhdojë pasurimin e uraniumit me 20 për qind", theksoi ministri, cituar në një artikull të së përditshmes ''Milliyet''.
Irani, Brazili dhe Turqia paraitën më 17 maj një propozim të quajtur "deklarata e Teheranit'' për të gjetur një zgjidhje diplomatike për tensionet në lidhje me programin bërthamor iranian./
/ec/ a.jor.