English

Turqi - Një Anije Turistike Fundoset Pasi U Përfshi Nga Flakët

ROMË, 29 korrik /ATSH-ANSA/ - Një turist spanjoll rezulton i humbur pasi një anije turistike turke u përfshi nga flakët ndërsa lundronte në detin Mesdhe pranë brigjeve turke dhe më pas u fundos, shkruan BBC në botimin e saj elektronik. Roja bregdetare arriti të shpëtojë 17 turistë spanjollë dhe portugezë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, të cilët i dërguan në spitalin e Fethiye, ku do të trajtohen për lëndime të lehta, sipas guvernatorit të qytetit Fethiye, Mehmet Ali Karatekeli. Anija, "Kayhan-9, ishte nisur nga lokaliteti turistik turk i Marmaris. /e.v/
KOMENTE