English

Ukrainë - Policia Konfiskon 1200 Kilogramë Kokainë Me Origjinë Venezuelën

KIEV, 29 korrik /ATSH-ANSA/ - Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) njoftoi sot se kishte konfiskuar 1200 kilogramë kokainë, që vinte nga Venezuela, në portin Odesa në Detin e Zi, një rekord për këtë vend. "Nga mesi i muajit korrik dy kontenierë mbërritën në portin e Odesas nga Venezuela. Pas një ekzaminimi të hollësishëm (...), 1192.95 kilogramë kokainë të ndarë në 1200 pjesë, gjithsej 12 milionë doza, janë zbuluar", thuhet në një deklaratë të SBU-së. "Kjo një sasi rekord e cila në tregun e zi vlerësohet rreth 180 milionë dollarë", theksohet në deklaratën e SBU-së. Pesë persona të dyshuar janë arrestuar, përfshi dy ukrainas, një rus, një gjerman dhe një bullgar. Që prej shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, Ukraina u kthye në një qendër të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Evropën Lindore. /e.v/
KOMENTE