English

Zihet me të dashurin dhe e vret duke u ulur mbi të

Cleveland , SHBA, 30 Korrik, NOA - Mia Landingham, një grua amerikane u shpall fajtore për vrasjen e partnerit, Michal Middleton-Bey (dhe babai i tre fëmijëve të saj). Deri këtu është kjo është një ngjarje që për fat të keq ndodhin shpesh, por në këtë rast, fakti është shumë i pazakontë.

Në fakt, gruaja e ka vrarë të dashurin e saj duke u ulur mbi të në grindje e sipër. Landingham, e cila peshon pothuajse 140 kile, e ka lënë pa frymë, duke e çuar drejt vdekjes të dashurin e saj i cili peshonte më pak se 55 kile. Gjyqtari i çështjes Carolyn Friedland e njohu si vrasje të pavullnetshme duke e dënuar gruan vetëm me tre vjet me liri të kushtëzuar dhe 100 orë në shërbim të komunitetit, dhe për këtë arsye gruaja nuk do të qëndrojë asnjë ditë në burg. Ky dënim është dukur shumë i lehtë dhe ka ngjallur kritika te të afërmit e burrit, të cilët llogaritën se gruaja - në të ardhmen - mund të kujdesej për fëmijët, por nuk prisnin që ajo të lirohej menjëherë.

a.e./NOA
KOMENTE