English

Afganistan - Tre Ushtarë Të Nato-S Të Vrarë Nga Bombat Artizanale

KABUL, 30 korrik /ATSH-AFP/ - Tre ushtarë të NATO-s u vranë sot nga shpërthimi i bombave artizanale nga talebanët në jug të Afganistanit, njoftoi sot NATO. Forca Ndërkombëtare e NATO-s në Afganistan nuk zbuloi kombësinë e tre viktimave duke e lënë këtë nën kujdesin e vendeve të origjinës. Rreth 408 trupa të huaj kanë humbur jetën që prej fillimit të vitit në operacionet ushtarake në Afganistan./ /ec/
KOMENTE