English

Analize/ Mallrat "Made In Albania" Drejt Tregjeve Europiane Njohen Rritje Ne Gjysmen E Vitit 2010

TIRANE, 30 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Mallrat shqiptare po prezantohen në cilësi dhe shifra shumë të kënaqshme në tregjet evropiane në këto muaj të 2010-tës, që e shprehur në sasi arrin në 1 milionë ton nga 603.2 mijë ton të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 468.5 mijë ton, ose 77.7% më shumë. Në krahasim me një vit më parë, ka një rritje prej 77.7 % të "eksportit të parë", ose mallrave me origjinë 100 % shqiptare dhe një rritje prej 122.1 % të rieksporteve, që i përkasin përpunimit aktiv, pra përpunimit të lëndës së parë industriale që importohet nga jashtë dhe eksportohet përsëri në vendet e BE. Grupet e mallrave në këtë rritje i përkasin më së shumti industrisë së përpunimit të mineraleve, çimentos, hekurit, çelikut dhe industrisë së hidrokarbureve. Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, edhe eksportet e granitit, porfirit, bazaltit, shkëmbit ranor e gurit monumental ndërtimor, të koksit të naftës, bitumit të naftës e mbetjeve nga vaji i naftës nga minerale bituminoze, kanë pësuar rritje. Po ashtu edhe eksportet e gurëve dekorativë për kalldrëme e bordura prej guri natyral, konfeksionet apo dhe frutat, kanë pësuar rritje. Në këtë drejtim ndikim ka patur edhe forcimi i Lekut kundrejt monedhës evropiane euro, ulja e kostos së prodhimit si rezultat i uljes së normës së sigurimeve shoqërore dhe krijimi i Fondit të Garantimit të Eksporteve. Jo më pak sipas ekspertëve të ekonomisë, ka ndikuar dhe eksperienca shumëvjeçare e firmave shqiptare me firmat e huaja në marrjen e know-how, si dhe unifikimin e procedurave dhe rregullave të origjinës me ato të Komunitetit Evropian. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet kredibiliteti i mjedisit ekonomik shqiptar si një mjedis i aftë për t'u integruar jo vetëm në tregjet e vogla rajonale, por edhe në strukturat konkurruese evropiane. Duke u ndalur në shifra vihet re se, gjatë 6-mujorit të parë 2010 është regjistruar një volum i eksporteve shqiptare e shprehur në sasi prej 1 milionë ton nga 603.2 mijë ton të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 468.5 mijë ton ose 77.7% më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë 6-mujorit të parë 2010 është realizuar një volum në vlerën prej 39.6 miliardë lekë, me një rritje prej 24.3 miliardë lekë ose 159 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, ku u realizua një vlerë prej 15.3 miliardë lekë eksporte. Rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë 6 muajve të këtij viti shënuan gjithashtu rritje në sasi e vlerë krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Rrritje e dukshme është regjistruar dhe në volumin e rieksporteve nga përpunimi aktiv e shprehur në sasi në 119.9 mijë ton nga 54 mijë ton të regjistruar gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 65.9 mijë ton ose 122.1% më shumë. Si vlerë të rieksporteve nga përpunimi aktiv në muajt e parë të vitit 2010 u realizua një volum në vlerën prej 42.2 miliardë lekë, me një rritje prej 10 miliardë lekë ose 30.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 ku u realizua nje vlerë prej 32.2 miliardë eksporte. Eksportet shqiptare gjatë muajit qershor 2010 shënuan gjithashtu rritje në sasi e vlere krahasuar me muajin qershor 2009. Gjatë muajit qershor 2010 është rregjistruar volumi i eksporteve shqiptare shprehur në sasi në 247.9 mije ton nga 140.2 mijë ton të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë me një rritje prej 107.7 mijë ton ose 76.8 % më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë muajit qershor 2010 është realizuar një volum në vlerën prej 9.3 miliarde leke me një rritje prej 5.6 miliardë lekë ose 151 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 ku u realizua një vlerë prej 3.7 miliardë lekë eksporte. Rieksportet nga Përpunimi Aktiv gjatë muajit qershor 2010 shënuan gjithashtu rritje në sasi e vlerë krahasuar me muajin qershor 2009. Gjatë muajit qershor 2010 është rregjistruar volumi i rieksporteve nga përpunimi aktiv e shprehur në sasi në 13.9 mije ton nga 8.1 mije ton të regjistruar ne të njëjtën periudhë të një viti më parë me nje rritje prej 5.8 mijë ton ose 71.6 % më shumë. Ndërsa si vlerë të rieksporteve nga përpunimi aktiv gjatë muajit qershor 2010 është realizuar një volum në vlerën prej 7.2 miliardë lekë me një rritje prej 1.5 miliardë leke ose 25.4 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 ku u realizua një vlerë prej 5.7 miliardë lekë eksporte./n.m/
KOMENTE