English

Axhenda Ndërkombëtare 30 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- BEJRUT - Vizitë e lartë simbolike e mbretit Abdallah të Arabisë Saudite dhe presidentit sirian Bachar al-Assad për të qetësuar tensionet. NJU ORLINS - Ndjekje e luftës kundër njollës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që inxhinierët po përgatisin një manovër të re për të ndaluar rrjedhjet e naftës. TË TJERA --------------- MEKSIKO - Një prej tre shefave kryesorë të kartelit më të madh meksikan të drogës, karteli Sinaloa u vra sot nga një sul me armë në Guadalajara, njoftoi Ministria meksikane e Mbrojtjes. MEKSIKO - SHBA vendosi të mbyllë për një periudh të pacaktuar konsullatën në qytetin Ciudad Juarez, në veri të Meksikës, për një rishqyrtim të sigurisë. UASHINGTON - Publikohen shifrat e rritjes ekonomike amerikane gjatë tremujorit të dytë. JERUSALEM/RAMALLAH - Vazhdojnë reagimet nga vendet arabe për marrëveshjet e tyre mbi principin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe palestinezëve. DETROIT (SHBA) - Presidenti amerikan, Barack Obama viziton uzinat e automobilave Chrysler dhe General Motors. AMMAN - Vazhdon turin rajonal mbreti, Abdallah i Arabisë Saudite. OCH - Vizitë e presidentes Rosa Otunbaieva në Och, skenë e dhunës së përgjakshme ndëretnike për tu takuar me përfaqësues lokalë. / /ec/
KOMENTE