Korçë, 30 Korrik, NOA – Që bashkëjetesa mes dy të rinjve është një sprovë e mirë para martesës për ta njohur njëri-tjetrin, e kemi dëgjuar të thuhet shpesh kohët e fundit, e duket se po shtohen njerëzit që janë dakord me një fakt të tillë.
Porse rasti që i është raportuar agjencisë së Lajmeve NOA prej forcave të policisë së Korçës, duket e se konfirmon edhe më mirë këtë fakt.
Kështu, zënka mes një çifti që bashkëjetonte i cili arriti deri sa të qëllohej me pistoletë mes njëri-tjetrit, lë të kuptosh se kanë patur probleme mes tyre dhe momente të mosarritjes së mirëkuptimit.
Konkretisht, bëhet fjalë për Petrit Nakolecin, 28 vjeç, i cili ka qëlluar me pistoletë 21-vjeçaren me inicialet E.M nga Berati dhe banuese në Korçë, pas një konflikti të ndodhur midis tyre pasi bashkëjetonin me njëri-tjetrin.
Në lidhje me këtë rast, janë kryer veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal në ngarkim të djalit të ri.
Ndërsa materialet për këtë ngjarje iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA