English

Berisha: Konsolidim Luftes Kunder Krimit Te Organizuar

TIRANË, 30 Korrik/ATSH, Andi Myrte/ - Konsolidimi i mëtejshëm i luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, kultivimit të narkotikëve etj, promovimi i rezultateve të arritura në këtë fushë, ishin mesazhet kryesore që përcolli sot kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Komitetit Nderministror per Luften ndaj Krimit të Organizuar. Gjatë mbledhjes, ku ishin të pranishëm drejtues të lartë të institucioneve ligjzbatuese, kryeministri Berisha u shpreh se, "duhet të kemi të qartë se, ky Komitet ka dhe do ketë detyrë më kryesore adaptimin e luftës me zero toelerancë ndaj krimit të organizuar". Kryeministri shprehu rëndësinë e luftës ndaj krimit të organizuar në proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. "Lufta kunder krimit te organizuar, bashkerendimi i luftes dhe përpjekja e përbashkët e institucioneve, nuk ka dhe nuk mund të ketë objektiv më kryesor sesa siguritë e jetës, pronës, veprimtarisë së qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë objektiv më kryesor se shtypjen e krimit me të gjitha mjetet ligjore. Natyrisht, heqja e vizave e shton edhe më shume këtë obligim", tha Berisha. Kryeministri Berisha siguroi institucionet ligjzbatuese për mbeshtetje të gjithanëshme në luftën kundër krimit të organizuar. "Kjo mbetet një përparësi madhore e qeverisë, e cila në funksion të saj, është dhe mbetet e vendosur të garantojë të gjithë mbështetjen e nevojëshme këtyre institucioneve për t'u përballur me sukses në këtë luftë, tha Berisha. Kryeministri Berisha vlerësoi arritjet e deritanishme në luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar rëndesine për promovimin e tyre në arenën ndërkombëtare. "Duhet jemi të vetedishem për rezultatet shumë të mëdha të arritura, të cilat jane evidente, ndryshimi rrënjësor i sitautës krahasuar me 5 vite me parë. Por, sërish nuk është pasqyruar në opinionin publik evropian, i cili ka akoma në mendjen e tij kronikat e zeza të medias së tyre për bosë mafizë shqiptare, apo librat e shkruara lidhur me grupet kriminale shqiptare. Prandaj me vendosmeri të madhe, duhet të luftojmë krimin e organizuar dhe promovojmë këtë luftë", tha Berisha. Më tej, ai evidentoi disa nga masat më të rëndësishme të marra në luftën kundër krimit të organizuar si dhe nismat në rafshin legjislativ, duke veçuar memorandumin e nenshkruar midis Ministrise se Brendeshme, Prokurorise dhe Ministrise se Finaces, marreveshjen ndërmjet Prokurorise dhe Drejtorise se Luftes kunder pastrimit te parave, ligjin për Policinë Gjyqësore që duhet të ngrejë punën e policise gjyqesore në një nivel të ri, vendimet per sekuestrimin e pasurive te krimit etj . Kryeministri, shprehu konsiderata për përpjekjet serioze të bëra nga institucionet ne procesin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpuntoreve të drejtesisë, duke kërkuar intensifikim te mëtejshëm të punës në këtë sektor. "Mbrojtja e dëshmitarëve dhe bashkepuntorëve të drejtësisë, ka rëndesi te jashtezakonshme ne suksesin e luftes kunder krimit te organizuar. Ne duhet ti kushtojme rëndësi shumë të madhe ketij sektori", tha Berisha. Kryeministri parashtroi si një çështje që kërkon zgjidhje, atë të statistikës së Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës. "Duhet te kemi nje mekanizem te qarte qe te pearqesim dhe shpjegojme statistiken te mos mund te përedoret statistika e ndryshme si dëshmi e nje kaosi kur nuk është e tillë", tha Berisha. Gjithashtu ai shprehu rëndësinë për intensifikimin e luftës kunder kultivimit të narkotikeve, duke parlajmeruar masa te ashpra ndaj te gjithe atyre qe perfshihen në këtë veprimtari, përfshi kryetarë komunash, apo kryepleq që nuk denoncojnë kultivimin e bimës narkotike në territoret që administrojnë. "E verteta eshte qe arrestohen me shume shofere qe transportojnë sesa kultivues. Kjo praktike duhet të marre fund", tha Berisha. Si detyrë prioritare, Kryeministri përmendi luftën kundër pastrimit të parave. "Një problem që del si më kryesor, jo vetem për Shqiperine por mbarë boten, është problemi i larjes se parave. Tani pas 11 shtatorit, çështja e larjes se parave eshte bere kryesore ne luften kunder krimit te organizuar. E verteta eshte që kusht themelor për të luftuar terrorizimin dhe krimin e organizuar është të ndjekesh paratë e tyre para se ato të kthehen në asete të tjera", tha Berisha. Duke shprehur nevojën për rritjen e kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese, Kryeministri vlerësoi arritjet në punë. "Krahasuar me 3- 4 vjet me pare, kur rastet e denoncuara numuroheshin me gishtat e dores, sot ka me dhjetra të tilla. Por, duhet te rrisim kapacitet e Agjensise", tha Berisha. Kryeministri u ndal edhe tek fushata sensibilizuese per njohjen e qytetareve shqiptare me procesin e heqjes se vizave, duke theksuar se, fushata duhet të jetë më intensive. "Kjo stategji duhet te jetë funksionale per çdo rast ndonese kam besim qe me kete fushate mediatike shume te qarte nuk do kete probleme", tha kryeministri Berisha./a.m//n.m/
KOMENTE