English

Caritas: Dhoma e Tregtisë dhuroi 1 milionë lekë për tragjedinë e Pukës

Tiranë, 30 Korrik, NOA – Caritasi Shqiptar përmes një deklarate për shtyp ka falënderuar sot Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, për dhurimin e 1 milionë lekëve në shenjë ndihme për familjet që u prekën nga aksidenti tragjik që ndodhi para dy javësh në Gjegjan të Pukës

“Dëshirojmë të falënderojmë kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka për dhurimin e shumës prej 1.000 000 lekësh, e cila u dhurua në kuadër të iniciativës së Caritas Shqiptar për të adoptuar në distancë fëmijët që humbën prindërit në këtë aksident”, thuhet në deklaratën përkatëse.

Duke shtuar se “kjo ndihmë përveç se një përpjekje për lehtësimin e kushteve ekonomike të rënduara nga humbja e prindërve në tragjedinë e Gjegjanit është së pari një shprehje e solidaritetit, dhe pranisë njerëzore që këto dy entitete kërkojnë të arrijnë”.

Vetëm para pak muajsh u nënshkrua një marrëveshje mirëkuptimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, marrëveshje që gjen përgjigje në momente të tilla të tragjedive njerëzore.

Gjithashtu, Caritasi Shqiptar bën thirrje që shprehje të tilla njerëzore të nxisin akte bamirësie të tjera tek çdo shtetas shqiptar vullnetmirë.

n.e/NOA

KOMENTE