English

Dhoma E Tregtisë, 100 Mijë Lekë Në Ndihmë Të Fëmijëve Jetim Nga Aksidenti Në Pukë

TIRANË, 30 Korrik/ATSH-A.Gegvataj/.- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës i dhuroi sot shumën prej 100 000 lekësh Caritas-it Shqiptar, në ndihmë të fëmijëvë që mbetën jetimë si pasojë e humbjes së prindërve të tyre në aksidentin tragjik në Gjegjan të Pukës. Në një deklarate për shtyp, drejtori i Caritasit Shqiptarë Albert Nikolli njoftonte se "Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka ofroi këtë shumë financiare, në kuadër të iniciativës për të adoptuar në distancë fëmijët që humbën prindërit në aksidentin tragjik në Gjegjan të Pukës. Pak muaj më parë, Caritasi Shqiptarë, nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, për t'iu përgjigjur në momente të tilla tragjedive njerëzore. Caritas-i Shqiptar bën thirrje që shprehje të tilla njerëzore të nxisin akte bamirësie të tjera tek çdo shtetas shqiptar vullnetmirë./ch/
KOMENTE