English

Ekon - Shba - Fmn-Ja Sugjeron Masa Të Reja Mbështetëse Për Rritjen Ekonomike

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/ - Këshilli administrativ i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i gjykoi si të nevojshme masat e reja mbështetëse për rritjen ekonomike në SHBA, sipas një dokumenti zyrtar të publikuar sot në Uashington. "Përballë një rritjeje ekonomike që nuk varet nga mbështetja e autoriteteve, rritja e rreziqeve dhe sfidave të konsiderueshme përsa i përket situatës buxhetore për një kohë të gjatë dhe sistemit financiar, masat shtesë dhe vendimtare janë të nevojshme për të arritur një rritje ekonomike të qëndrueshme për një kohë më të shkurtër dhe për të limituar rreziqet e përhapjes së krizës ekonomike në vende të tjera'', vijon dokumenti. FMN-ja publikoi sot një raport të hartuar nga shërbimet e tij me rastin e takimit mes organizatës shumëpalëshe dhe SHBA-së në kuadër të zhvillimit ekonomik në vend./ /ec/
KOMENTE