Ekstradohet Nga Spanja 39 Vjeçari I Dënuar Për Shfrytëzim Prostitucioni
TIRANË, 30 Korrik /ATSH / Interpol Tirana ekstradoi sot nga Madridi (Spanjë) drejt Shqipërisë, shtetasin Ilia Kotiu, i dënuar nga drejtësia shqiptare në shkurt 2009 me 9 vjet heqje lirie për "shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese".
Burime zyrtare të Policisë së Shtetit, bënë të ditur të premten për ATSH-në se, 39-vjeçari Kotiu, i arrestuar në dhjetor 2009 në Madrid, akuzohet se nga viti 2001, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj të fejuarës së tij, duke e detyruar këtë të fundit të ushtrojë prostiucion në Francë dhe Spanjë.
Në Aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit, 39 vjeçari iu dorrëzua autoriteteve të Drejtorisë së Burgjeve, ku do të vuajë dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare./m.sh//n.m/