Uashington, 30 Korrik, NOA – Publikimi i mijëra dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara për luftën në Afganistan, ka cënuar rëndë sigurinë e këtij vendi.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, sipas të cilit, një veprim i tillë mund të ketë pasoja thellësisht të rënda dhe të rrezikshme për forcat amerikane dhe për aleatët e tyre që marrin pjesë në këtë luftë.
Drejtuesi i Pentagonit, u shpreh ndër të tjera se faqja në internet, UikiLeaks, e cila i publikoi raportet, u ka dhënë armiqve të Shteteve të Bashkuara, informata për taktikën dhe teknikën ushtarake amerikane.
Dhe pikërisht, në këtë aspekt, cënohet siguria e SHBA-ve sipas tij, duke shtuar se zyrtarët e mbrojtjes tashmë kanë kërkuar nga agjencia FBI, për të ndihmuar në hetime.
Nga ana e tij, themeluesi i faqes UikiLeaks, Julian Assange, e ka mbrojtur publikimin e dokumenteve, duke thënë se kjo do të ndihmojë në nxitjen e debatit lidhur me luftën.
Ndërsa admirali Mullen shtoi se themeleusi i sitit të internetit Uikileaks, i cili publikoi këto dokumenete, që tani i ka “duart e përgjakura”.
n.e/NOA