English

Greqi - Autoritetet Do Të Përdorin Mjetet Ushtarake Për Furnizimin Me Karburante

ATHINË, 30 korrik /ATSH-MIA/ - Në Greqi do të mobilizohen automjetet ushtarake për të normalizuar furnizimin me karburante që është bllokuar për shkak të grevës së kamionistëve. Qeveria greke bëri të ditur pas një mbledhjeje se makinat e ushtrisë dhe anijet e këtij sektori do t'u sigurojnë karburantin sektorëve kyç. Më herët, shoferët e kamionëve sfiduan urdhrin e jashtëzakonshëm që qeveria u kishte dhënë atyre për të ndërprerë grevën. Bojkoti i punës, që aktualisht ka hyrë në ditën e pestë, ka lënë të zbrazët pikat e karburanteve dhe ka dëmtuar rëndë turizmin grek, duke bërë që shumë turistë të anulojnë pushimet. "Forcat e armatosura me mjetet e tyre kanë filluar të furnizojnë sektorët kyç si aeroportet, impiantet elektrike dhe spitalet", thuhet në një komunikatë të qeverisë greke. /e.v/
KOMENTE