English

Greqi - Dy Të Vdekur Nga Rrëzimi I Një Helikopteri Të Ushtrisë

ATHINË, 30 /ATSH-AFP/ - Një helikopter i ushtrisë greke u rrëzua sot pranë Athinës gjatë një manovre ushtarake dhe dy pilotët e tij gjetën vdekjen, njoftoi një burim në Ministrinë e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi në mëngjes në aeroportin ushtarak Megara 60 kilometra në perëndim të Athinës pas një uljeje urgjente, vazhdoi i njëjti burim. Të dy pilotët gjetën vdekjen e menjëhershme, shtoi ministria. Ushtria ka hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /I.Pu.
KOMENTE