Greqi - Greva Bllokon 100 000 Turistë Nga Vendet E Ballkanit
ATHINË, 30 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 100 000 turistë grekë dhe shtetas të vendeve të Ballkanit kanë mbetur të bllokuar në pjesën veriore të Greqisë për shkak të grevës të pronarëve të kamionëve dhe karburanteve, theksoi sot gazeta greke "Ekspres".
Sipas hotelierëve, greva ka pasur ndikime në turizmin e pjesës veriore të Greqisë pasi qindra mijëra turistë nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania, si dhe grekë nga pjesa tjetër e vendit janë detyruar të vazhdojnë të qëndrojnë për shkak të mosfunksionimit të karburanteve si pasojë e grevës.
Turizmi në Greqi ka pasur ulje të ndjeshme pasi janë anuluar 10 për qind e aranzhimeve turistike të cilat përfshijnë transport personal.
Vetëm në zonën Pierija nga fillimi i javës janë anuluar 25 000 rezervime./
/ec/