English

Hyseni në OKB: Shumë vende do ta njohin Kosovën

Nju Jork, 30 Korrik, NOA – Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me asnjë ligj ndërkombëtar, ministri i Jashtëm i këtij vendi, Skënder Hyseni, ka pohuar se shumë vende së shpejti, do ta njohin atë si shtet i pavarur.

Mësohet se një deklaratë të tillë, kryediplomati kosovar e ka bërë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ku ndodhet në kuadrin e zhvillimit të një lobimi për pavarësinë e Kosovës dhe diskutimit prej saj të pavarësisë. “Disa vende më kanë premtuar mua personalisht se do ta njohin Kosovën, pas vendimit të GJND-së”, tha Hyseni.

Duke theksuar më tej se Kosova e ka ripërtërirë fushatën e saj për sa më tepër njohje dhe për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës “nuk paraqet precedent për asnjë vend tjetër në botë” dhe prandaj sipas tij, do të arrijnë shumë shpejt drejt njohjes së saj edhe vende që deri tani kanë patur dilema si Rusia, Kina etj.

Ndërkaq, në Nju Jork ndodhet edhe ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili gjithashtu po lobon në të kundërtën e pavarësisë së Kosovës, për t’u përballur më pas në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për diskutimin e saj.

Në lidhje me këtë, ai i ka paraqitur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së edhe një rezolutë të posaçme.

n.e/NOA

KOMENTE