Kosovë: Zv/Ministri I Jashtëm I Greqisë, Nesër Në Prishtinë
PRISHTINË, 30 Korrik /ATSH-B.jashari/ - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Dimitrios Droutsas, pritet të mbërrijë nesër në Prishtinë.
Zyra e shtypit e Presidencës kosovare ka paralajmëruar se Droutsas do të pritet në takim në orët e pasdites nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Media serbe ka njoftuar se numri dy i diplomacisë greke mbërrin sot në Beograd.
"Prishtina dhe Beogradi do të marrin edhe një mesazh të BE-së për dialog. Këtë porosi do ta sjellë njeriu i dytë i diplomacisë greke", shkruante pardje shtypi kosovar./ch/