Tiranë, 30 Korrik, NOA - Rikonstruksioni i rrugëve në Shqipëri, është një proces i cili do të vazhdojë edhe me zbatimin e 320 projekteve të reja, kryesisht në zonat rurale të vendit.
Një fakt i tillë u bë me dijeni nga vetë kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, ku theksoi se janë mbi 320 projekte të planifikuara nga qeveria për infrastrukturën rrugore dhe fondi i zhvillimit përfshin të gjitha financimet në të gjitha rajonet.
Gjithashtu, duke iu referuar bujqësisë kryeministri Berisha theksoi se qeveria këtë vit ka rritur në mënyrë të ndjeshme financimin për fermerët dhe po kombinohen të gjitha format e kredive.
Sipas tij, i duhet kushtuar më shumë vëmendje, edhe nga masmedia, problematikës së zonave rurale, pasi sipas tij, nuk duhet injoruar se me të është angazhuar mbi 40 përqind e popullatës.
n.e/NOA