English

Kryeministri: Pastrimi i parave, po hetohen rreth 50 çështje të aseteve të krimit

Tiranë, 30 Korrik, NOA Update – Rreth 50 raste po shqyrtohen nga prokuroria çështje për asete krimi dhe kjo është një shifër për t’u vlerësuar, në kuadrin e përmbushjes së detyrimit për luftën ndaj dukurisë së pastrimit të parave.

Kështu është shprehur më tej në fjalën e tij sot gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërinstitucional, duke pohuar se nëse pak vite më parë, kishte shumë pak raste të denoncuara për pastrim parash, tani janë me dhjetëra, duke shënuar një arritje në këtë drejtim, por që natyrisht ka vend për më tepër.

“Ka një qëndrim amerikan dhe evropian për konceptin e larjes së parave që dallojë nga njëri-tjetri. Por e vërteta është se kusht themelor për të luftuar krimin e organizuar është që të ndjekësh paratë e tyre, para se ato të kthehen në asete të tjera e këtu qëndron edhe thelbi i aseteve kriminale”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë.

Sipas tij, është fakt se ka një rritje të punës në këtë drejtim, ka një agjenci të specializuar e cila po tregon arritje konkrete.

Ndërsa drejtorit të saj të pranishëm në mbledhjen e Komitetit Ndërinstitucional, i është drejtuar duke i kërkuar që të bashkëpunojë edhe me policinë, ashtu siç ka bërë një plan pune me prokurorinë.

“Tendenca për përfshirje në pastrim parash ekziston edhe për kontrabandën edhe për evazionin”, bëri me dije Berisha në këtë drejtim, duke kërkuar sa më shumë vëmendje në procesin e luftës së pastrimit të parave.

n.e/NOA

KOMENTE