English

Kukes: Mbyllen 6 Lokale Per Mungese Te Kushteve Higjienike

KUKES, 30 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Kontrolli i specialistëve të sektorit të higjienës në drejtorinë rajonale të shëndetit publik ne Kukes ka mbyllur për një afat 6-mujor 6 lokale për moszbatim të rregullave të higjienës. "Kryesisht janë lokale të tregtimit të mishit, që nuk kanë plotësuar të gjitha kërkesat higjienike të tregtimit të produktit, kanë frigoriferë, por jo kondicionerë për mbajtjen e produktit në një temperaturë të qëndrueshme, si dhe lokale që tregtojnë produkte ushqimore për fëmijë", tha për ATSH-në, përgjegjësi i zyrës së higjienës, Neritan Biba. Nga kontrollet e vazhdueshme për këtë qëllim është ulur ndjeshëm tregtimi i mallrave të skaduara në treg. Kështu, gjatë periudhës janar - korrik, u asgjësuan mallra me afat skadence të kaluar si vafera, amareta, kos frutash, çokollata, biskota etj, me një vlerë prej 62 mijë lekësh, ose mbi 70 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. "Kontrollet e vazhdueshme dhe asgjësimi i mallrave të skaduara ka bërë që edhe vetë tregtarët të ndergjegjësohen qe të sjellin në treg produkte me afat skadence sa më të gjate, bile tani ka mallra konsumi me afat skadence deri në vitin 2013, apo 2014", thotë Biba. /a.ke/
KOMENTE