English

Kushner: Opinioni i GJND-së vendimtar, Franca mbështet të ardhmen e Kosovës në BE

Paris, 30 korrik, NOA – Franca mbështet opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare dhe rezolutën 1244.

Mbështetjen e Francës e ka garantuar sot ministri i Jashtëm, i saj, Bernard Kushner.

Kreu i diplomacisë franceze e bëri këtë deklaratë në një intervistë dhënë sot për gazetën beogradase “Veçernje Novosti”.

“Tani duhet të synohet vetëm e ardhmja dhe ajo është vetën në integrimet euroatlantike”, deklaroi kryediplomati francez.

Ai theksoi në këtë kontekst se ishte i kënaqur me mendimin e Gjykatës së Hagës, dhe se aty nuk bëhet fjalë për fitoren e njërës palë kundrejt tjetrës, por për të drejtën.

“Domosdoshmëri politike tanimë është përmirësimi i marrëdhënieve politike mes Serbisë dhe Kosovës”, nënvizoi zoti Kushner.

“Ky nuk është kush për integrimin në BE, sqaroi ai, duke nënkuptuar se “nuk mund të imagjinohet që Kosova dhe Serbia të integrohen në BE, pa zgjidhur më parë problemet e hapura mes tyre dhe mosmarrëveshjet”, përfundoi shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner, deklaratat e tij në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës dhënë pë gazetën serbe, “Veçernje Novosti”.

mit/NOA

KOMENTE