Mburoja Hapësinore - Çeki: Shba Do Të Hapë Një Qendër Alarmi
PRAGË, 30 korrik /ATSH-ANSA/ - Në kuadër të projektit të mbrojtjes antiraketë, Shtetet e Bashkuara do të hapin në Republikën çeke një qendër alarmi parandalues që do të jepte informacionin e parë dhe të menjëhershëm për një rrezik të mundshëm raketor, shkruan sot e përditshmja ekonomike "Hospodarske".
Sipas gazetës, Pentagoni i ka kërkuar Kongresit mjetet financiare të nevojshme për hapjen e qendrës në fund të këtij viti.
"Pala amerikane propozon krijimin në Republikën çeke të një impianti me sensorë që do të jepte alarmin e menjëhershëm për një rrezik raketor", ka deklaruar për gazetën kryeministri çek Petr Necas.
"Për mua është një hap i parë simbolik", deklaroi ministri i Mbrojtjes Alexandr Vondra, ish-zëvendëskryeministri për punët evropiane dhe një promovues i madh i projektit të Georg Ë. Bush që parashikonte ndërtimin e një radari antiraketor në Çeki, në kuadër të mburojës hapësinore amerikane.
Por ky projekt u anulua vitin e kaluar nga administrata e presidentit Barak Obama. Megjithatë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lëvrojnë gjatë këtij vitit 2.2 milionë dollarë për mbrojtjen nga raketat. Shërbimi në qendër duhet të garantohet nga ushtarakët çekë.
/e.v/