English

Meksikë - Të Paktën 15 Persona Gjenden Të Vdekur Në Një Rrugë Në Veri Të Meksikës

NUEVO LAREDO (Meksikë), 30 korrik /ATSH-FP/ - Trupat e 15 personave duke përfshirë dhe dy gra, që kishin shenja dhune dhe plagosjesh nga plumba u gjetën të vdekur në një rugë në shtetin Tamaulipas pranë kufirit të SHBA-së, bëri të ditur drejtësia lokale. ''Trupat u gjetën në një rrugë që të çonte në Ciudad Victoria në Matamoros, kufi me qytetin amerikan, Brownsville, Teksas'', theksoi i njëjti burim. ''Trupat e pajetë ishin me duar të lidhura, fytyrë të mbuluar, me shenja torturash dhe lëndime në kokë me armë zjarri'', shtuan autoritetet. ''Në Meksikë dhuna si pasojë e luftës mes karteleve të drogës ka shaktuar të paktën 7 000 të vdekur që prej fillimit të vitit'', sipas Ministrisë së Drejtësisë./ /ec/
KOMENTE