English

Meta-Corominas: Konsullata shqiptare në Barcelonë, arritje diplomatike

Barcelonë, 30 Korrik, NOA – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me zv/presidentin e parlamentit të Katalonjës, Lluis Corominas, në selinë e parlamentit spanjoll.

Meta nga ana e tij, vlerësoi lart bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe rajonit të Katalunjës në fusha të ndryshme si ekonomike, tregtisë, transportit etj.

Më tej, të dy bashkëbiseduesit ndan të njëjtin mendim se hapja e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Barcelonë do të shërbejë pozitivisht në këtë drejtim.

Nga ana e tij, Corominas theksoi se tashmë pas marrjes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, partia e tij do të përpiqet të ndikojë pozitivisht mbi qeverinë qendrore për të modifikuar qëndrimin e deritanishëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE