English

Meta Takon Zv/Presidentin E Parlamentit Të Katalonjës

TIRANË, 30 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- Në kuadër të vizitës zyrtare në Barcelonë, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me zv/presidentin e Parlamentit të Katalonjës, Lluis Corominas. Zyra e shtypit e MPJ-së, bëri të ditur se ministri Meta vlerësoi bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe rajonit të Katalonjës në sektorë të ndryshëm si në fushën ekonomike, tregtisë, transportit etj. Të dy bashkëbiseduesit ndan të njëjtin mendim se hapja e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Barcelonë do të shërbejë pozitivisht në këtë drejtim. Ndërsa zëvëndëspresidenti i Parlamentit të Katalonjës Lluis Corominas theksoi se "pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, partia e tij do të përpiqet të ndikojë pozitivisht mbi qeverinë qendrore për të modifikuar qëndrimin e deritanishëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës". /k.sh/
KOMENTE