Ossh: Përfundon Remonti Në Stacionin E Ish- Uzinës Dinamo
TIRANË, 30 Korrik/ATSH/.- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka përfunduar sot remontin e kryer në nënstacionin e ish-uzinës Dinamo, në kryeqytet.
Burime zyrtare nga OSSH bënë të ditur për ATSH-në se "remonti i nisur që prej ditës së hënë përfundoi sot në orën 15:00".
Sipas burimeve disa zona të Tiranës, si Bregu i Lumit, Uzina Dinamo, rruga "Jordan Misja", "Siri Kodra", "Josif Pashko", Babrru dhe Paskuqan nuk do të kenë më ndërprerje të energjisë .
OSSH njofton se furnizimi me energji nuk do të mungojë edhe në disa qytete si Fushë-Arrëzi, Puka, Laçi, Memaliaj, Fieri, Përrenjasi, Librazhdi, Skrapari, Poliçan,etj. /k.s//n.m/