English

Papa në Britani, dy veprimtaritë do të jenë kundrejt pagesës

Për të marrë pjesë në dy veprimtaritë e planifikuara gjatë vizitës së ardhshme të Papës në Britaninë e Madhe, besimtarët e shumtë duhet të paguajnë për të marrë një biletë.

Objektivi i saj, është lehtësimi i një udhëtimi tepër të shtrenjtë. Sipas shtypit britanik, dy ngjarjet me pagesë do të jenë një lutje në Hyde Park në Londër më 18 shtator, e cila do të kushtojë 10 paund dhe bekimi i kardinalit John Henry Newman në Birmingham më 19 shtator, e cila do të jetë e mundshme kundrejt një bilete prej 25 paund.

Për Vatikanin, biletat realisht janë thjesht një “kontribut”.

r.b/NOA

KOMENTE