English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 30 Korrik/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme Gazeta Shqiptare SEKRETET, NATO MBIKQYR SHQIPËRINË/ QEVERIA: SHISH S'KA INFORMUAR PËR RRJEDHJE INFORMACIONI Pas deklaratës së Ambasadorit në Rusi, reagon Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Zyra sekrete e NATO-s, NOS, inspekton "zyrat" shqiptare. Fatos Klosi: Absurd bashkëpunimi me ish-KGB-në. Tradicionalisht rusët janë konsideruar "armiq". Në Rusi forcohet shërbimi i inteligjencës. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Godo: Topi asnjë faj. Nasip Naço: Përgjegjësinë e ka Kuvendi. Ish-deputetët e PD: Berisha e dështoi referendumin, Selami e Shehi e pasuan. Korrupsioni, në pranga 7 zyrtarë në Fier e Kurbin. Gazeta "Koha Jonë" PRESIDENCA E BE: OK VIZAVE DHE INTEGRIMIT Kryeministri Berisha merr garanci zyrtare nga homologu belg, Leterme, për lëvizjen e lirë brenda vitit 2010 dhe integrimin. Kreu i qeverisë belge tha se e ardhmja e Shqipërisë është anëtarësia e plotë në BE dhe Belgjika do t'a ndihmojë në të gjitha hapat. Ai pohoi se "për liberelizmin e vizave, Belgjika është plotësisht në favor", Leterme: Inkurajojmë tejkalimin e ngërçit politik. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Ekspertët: "Kushtetuesja, po zhduket koncepti i mandatit". Intervista: Kundër ndryshimit të kufijve. Financial Times: Ballkani, të sillet në zemër të Evropës Gazeta "Shqip" PRESIDENTI NDAN LSI-në NGA PD-ja Komandanti i Forcave të Armatosura nuk ftohet në përcjelljen e komandove. Aleati i majtë në qeverisje, tjetër qëndrim të kundërt me PD-në. Deputeti Naço: Kuvendi kushtëzoi Presidentin pas rrëzimit të gjyqtarëve. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Paratë e firmave rentiere, në gjashtë vende të Europës. Dy mjekë të KEMP-it në pranga, një tjetër në kërkim. Gazeta "Rilindja Demokratike" PRESIDENCA E BE GARANCI BERISHËS PËR VIZAT DHE STATUSIN E KANDIDATIT Belgjika do t'i ofrojë Shqipërisë të gjithë mbështetjen për të përshpejtuar hapat e mëtejshme të integrimit të plotë në BE. Nënshkruhet marrëveshja për transferimin e personave të dënuar. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Brukseli: Shqipëria plotësoi standartet e OSBE në zgjedhje. Korrupsioni, në pranga drejtori dhe 4 punonjës të zyrës së punës në Laç. Gazeta " Integrimi" VIZITA NË MAQEDONI, META: SHQIPTARËT, FAKTOR STABILITETI Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi takime me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni, Ahmeti, Thaçi e Selmani. Meta u prit nga Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski: të forcojmë bashkëpunimin midis dy vendeve. Takim dhe me kreun e LSDM-së, Crvenkovski.. Tituj të tjerë; Reforma zgjedhore, detyrim për të gjithë klasën politike në vend Ministri Vasili, e para marrëveshje me Regione Toscana për shëndetësinë Gazeta " 55 " PRESIDENCA E BE : SHQIPËRIA, PROGRES , LIBERALIZIMI I VIZAVE BRENDA KËTIJ VITI Kryeministri Sali Berisha, në një vizitë zyrtare në Bruksel, takon homologun e tij belg, Yves Leterme. Brukseli vlerëson angazhimin e autoriteteve shqiptare nnë plotësimin e kritereve të Udhërrëfyesit, ndërsa rikujton se interesi i Belgjikës është që shqiptarët të udhëtojnë të lirë në zonën Shengen brenda presidencës së saj 6 mujore. Tituj të tjerë; Progresi i Shqipërisë ka zgjuar interesin e investitorëve belg Meta : hapja e kufijvë, prosperitet europian për rajonin Gazeta " Panorama" PËR KUSHTETUESEN, SULMET NDAJ TOPIT, META KUNDËR BERISHËS Lëvizja Socialiste për Integrim, del kundër Partisë Dempkratike për debatin e fundit lidhur me emërimin e kryetarit të Gjkykatës Kushtetuese. Nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço deklaroi dje se, Presidenti Topi nuk ka shkelur asnjë ligj përsa i përket emërimeve në gjykatë. Por deputeti Gumi përsëriti dje akuzat e ashpra të maxhorancës ndaj kreut të shtetit. Reagon PS : "Topi nën shantazhin e Berishës. Kryeministri mban peng Drejtësinë. Tituj të tjerë; Fier : arrestohen dy mjekët që japin KEMP-in Legalizimet, lista e dytë me 8500 familjet që marrin tapitë Zbulohet flamuri që mbuloi eshtrat e Ismail Qemalit Gazeta "Zëri i Popullit" OSBE KRITIKË QEVERISË: TË SHQETËSUAR PËR LIRINË E MEDIAS NË SHQIPËRI OSBE publikoi raportin vjetor mbi lirinë e mediave, ku situata e lirisë në Shqipëri paraqitet mjaft shqetësuese për ndërkombëtarët. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviç, tha se në çdo moment gazetarët duhet t'u kujtojnë autoriteteve se mediat nuk jnaë pronë e tyre dhe gazetarët duhet të nxjerrin në dritë atë çfarë zgjedhësit e tyre duan të dinë. Tituj të tjerë: Opozita: Presidenti, jo pre e shantazhit të Berishës Sabri Godo kunder kryeministrit: Përplasja me Topin e gabuar, motiv politik PS: Ulja e normës së interesit e vonuar, pa efekt pozitiv në ekonomi Gazeta "Shekulli" GODO: KUSHTETUESJA, TOPI KA TË DREJTË Kryetari i Nderit të Partise Republikane dhe një nga bashkëhartuesit e Kushtetutës shqiptare, Sabri Godo, ka kundërshtuar dje sulmet e fundit që po bëhen nga PD në drejtim të Presidentit Topi, duke i cilësuar ato si me prapavijë politike. Tituj të tjerë: Klosi: Diplomati tregoi sekretin shtetëror Albpetrol, dyshime mbi ankandin e 27 korrikut Aksidenti, dy të vdekur në Tepelenë Opinion: Drejtësia sipas qeverisë /gj.m/./m.sh/./k.b/
KOMENTE