Durrës, 30 Korrik, NOA – Forcat e policisë gjatë ditës së sotme kryen një goditje në drejtim të shpërndarjes së narkotikëve, konkretisht kokainës, në qytetin e Durrësit, në kuadrin e masave të marra për luftën ndaj kësaj dukurie përgjatë sezonit veror.
Kështu, bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ato kryen arrestimin në flagrancë të 35-vjeçarit Arjan Rapi, lindur e banues në Durrës, ndërsa po tregtonte lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit personal, personit në fjalë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 gramësh lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, e ndarë në 6 doza, gati për shitje.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tij u sekuestruan disa prova materiale si 1 pistoletë model 54 së bashku me një krehër me 12 copë fishekë, shumat prej 200 eurosh dhe 32.000 lekësh, 1 maskë dhe 1 peshore elektronike.
Nga ana e policisë ndërkaq, u kryen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet për veprat penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA