English

Policia, fushatë kundër korrupsionit me 10 mijë broshura

Prishtinë, 30 Korrik, NOA - Policia e Kosovës ka filluar një fushatë kundër korrupsionit , brenda së cilës përfshihet shpërndarja e mbi 10.000 broshurave për qytetarët, të quajtur “Të gjithë së bashku në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”.

Bëhet me dijeni se shpërndarja e broshurave do të fillojë nga sot në të gjitha stacionet policore përfshirë edhe pikë kalimet kufitare.

Në këto broshura, qytetarët do të gjejnë edhe numra telefoni si dhe adresa elektronike ku mund t’i adresojnë të gjitha informatat që ata mund të kenë rreth rasteve me element të korrupsionit.

Përveç thirrjes emergjente të policisë (192 përmes mobilit dhe 092 përmes linjës së fiksit) policia ka vënë në dispozicion edhe adresën elektronike info@kosovopolice.com dhe numrin e telefonit 038 550 999 ku në çdo kohë mund të kontaktohen Policia e Kosovës dhe mund të përcillen informatat që qytetarët mund të kenë për rastet e mundshme të korrupsionit.

Policia e Kosovës rikujton se të gjitha informatat e pranuara do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë periudhës kohore janar-maj të këtij viti. janë pranuar 304 shkresa (informata) për raste të mundshme të krimeve ekonomike dhe korrupsionit të cilat janë duke u trajtuar drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

n.e/NOA

KOMENTE