English

Poloni - Presidenti I Zgjedhur Komorowski Do Të Bëjë Betimin Më 6 Gusht

VARSHAVË, 30 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i zgjedhur polak, Bronislaw Komorowski do të bëjë betimin para Parlamentit dhe do të marrë funksionet e tij më 6 gusht, njoftoi sot shefi i zyrës presidenciale, Jacek Michalowski. "Bronislaw Komorowski do të bëjë betimin 6 gusht në orën 08:00 GMT, pas miratimit nga Gjykata e Lartë të zgjedhjes së tij'', deklaroi Michalowski para shtypit. Liberali Komorowski, 58 vjeç, aleat i besueshëm i kryeministrit pro-evropian, Donald Tusk fitoi më 4 korrik turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,01 për qind të votave duke mundur rivalin e tij konservator Jaroslaw Kaczynski, shef i partisë nacionaliste euroskeptike ''Ligj dhe Drejtësi''./ /ec/
KOMENTE