Kapshticë, 30 Korrik, NOA – Dy makina janë ndaluar nga forcat policore të pikës kufitare në Kapshticë, ndërsa gjatë regjistrimit në dalje të tyre për në shtetin grek, kanë rezultuar si të vjedhura.
Rasti i parë ka qenë ai i identifikuar me automjetin e targuar PMN 9836, të shtetasit grek Vasileios Trasias, 32 vjeç, ku gjatë kontrollit ka dalë se ka probleme dhe ndërsa është bërë verifikimi, rezultoi se ishte i vjedhur.
Ndërsa rasti i dytë është shënuar për automjetin me targë KO 8519 B, e cila nga ana e kontrollorit doli me probleme dhe ndërsa u bë verifikimi, rezultoi se ishte i vjedhur.
U bë bllokimi i mjetit dhe do të ndiqet në gjendje të lirë poseduesi i tij, Artur Nazifi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Korçë.
Ndaj këtyre dy personave u kryen veprimet e para proceduriale për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.
Ndërsa materialet hetimore do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për ndjekje të mëtejshme.
n.e/NOA