Rusi - Moti I Nxehtë - 25 Të Vdekur Nga Zjarret Në Pyje
MOSKË, 30 korrik /ATSH-AFP/ - Njëzetë e pesë persona, gjashtë prej të cilëve banorë të një fshati pranë Moskës, kanë vdekur nga zjarret që po shkatërrojnë pyje të Rusisë, njoftojnë autoritet në një komunikatë.
Nëntë persona gjetën vdekjen nga zjarret në rajonin Nizhni Novograd, në lindje të Moskës, njoftoi dega lokale e Ministrisë së Situatave të Emergjencës.
'Trupat e nëntë personave u gjetën gjatë pastrimit të rrënojave", shton ky organizëm në një komunikatë.
Auoritetet nuk kanë njoftuar asnjë shifër zyrtare për të gjithë Rusinë. Pjesa perëndimore e Rusisë është përfshirë që prej një muaji nga një mot i nxehtë i paprecedentë, me temperatura që ditët e fundit i janë afruar kuotës 40 gradë Celcius.
Situata u keqësua dje për shkak të erë që dhjetëfishoi shpejtësinë e përhapjes së zjarreve dhe presidenti Dmitri Medvedev i bëri thirrje sot ushtrisë për të luftuar kundër këtyre zjarreve.
/I.Pu.