English

Shba-Ja Mbyll Konsullatën Në Veri Të Meksikës Nga Dhuna Mes Karteleve Të Drogës

MEKSIKO, 30 korrik /ATSH-AFP/ - SHBA-ja vendosi të mbyllë për një periudhë të pacaktuar konsullatën e saj në Ciudad Juarez, qytet kufitar në veri të Meksikës që është përfshirë kohët e fundit nga lufta mes karteleve, për një rishikim të sigurisë, njoftoi sot ambasada amerikane në Meksiko. "Konsullata në Ciudad Juarez do të qëndrojë e mbylluar duke filluar që nga dita e sotme deri në një rishikim të sigurisë'', theksoi ambasada në një komunikatë. Në muajin korrik, kartelet e drogës përdorën për herë të parë një veturë me eksploziv për vrasjen e dy policëve në Ciudad Juarez, në kufi me Teksasin, qyteti me rrezikshmërinë më të lartë për shkak të luftës mes karteleve të drogës ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 7 000 persona që prej fillimit të vitit./ /ec/
KOMENTE