Shba - Okb Përshëndet Hyrjen Në Fuqi Të Konventës Së Oslos
NJU JORK, 30 korrik /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon përshëndeti sot hyrjen në fuqi të Konventës të armëve dhe bombave thërmuese duke e cilësuar si "një arritje e madhe" sipas tij për të shpëtuar botën nga këto armë të urryera.
"Jam i mrekulluar që Konventa përsa i përket armëve dhe bombave thërmuese do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2010'', deklaroi Ban Ki-moon në një komunikatë.
"Kjo është një arritje e madhe përsa i përket çarmatimit botëror dhe kalendarit humanitar dhe do të na ndihmojë të luftojmë kundër pasigurisë ekstreme dhe vuajtjes të shkaktuar nga këto armë të tmerrshme'', shtoi ai.
Konventa u nënshkrua nga 107 vende dhe do të hyjë në fuqi të dielën, gjashtë muaj pasi më shumë se 30 vende ratifikuan traktatin, miratuar nga Oslo në muajin dhjetor 2008./
/ec/