English

Shkoder: Mot I Mire, Rriten Temperaturat

SHKODËR, 30 Korrik/ATSH-G. Marku/ - Dita e premte karakterizohet nga një mot i mirë në qytetin e Shkodrës. Prej dy-tre ditësh janë larguar vranësirat, por edhe reshjet e shiut, që rane ne qytetin verior kryesisht në fillim të javës. Vendin e tyre e kanë zënë rrezet diellore, të cilat të shoqëruara edhe me rritjen e ndjeshme të temperaturave, kanë rezervuar një kohë ideale për pushuesit ne plazh. Në të tilla kushte, qytetarët shkodranë, por edhe të ardhurit e shumtë si vizitorë, kanë planifikuar kalimin e ditës pranë plazheve që rrethojnë qytetin, ato të Liqenit të Shkodrës, detit Adriatik, si dhe lumejve. /a.ke/
KOMENTE