English

Shkoder: Ndalohet Nje Kryeplak Dhe Dy Inspektore Te Policise Pyjore

SHKODËR, 30 Korrik/ATSH-G. Marku/- Forcat e policisë së Shkodrës ndaluan sot kryeplakun e fshatit Bruçaj dhe dy inspektorë të policisë pyjore, pasi akuzohen për veprat penale "Moskallzim të krimit" dhe "Kultivim të lëndëve narkotike". Burime zyrtare pranë komisariatit të Shkodrës thanë për ATSH-në se "ndalimi i shtetasve Mëhill Demaj, 53 vjeç, banues kryeplak në fshatin Bruçaj të komunës Pult, të 52-vjeçarit Gjergj Prozhmi nga fshati Bleran të komunës Rrethina dhe të Gëzim Hagrepi, 41 vjeç nga fshati Domen të komunës Postribë, të dy inspektorë të Policisë Pyjore në zonën e Pultit, u bë pasi gjatë një operacioni të organizuar në vendin e quajtur "Lugina e Qutit" në fshatin Bruçaj, u konstatuan parcela të mbjella me 1550 rrënjë bimë narkotike të dyshuar si canabis sattiva, të cilat u asgjësuan". Sipas policisë, dy inspektoret e policisë pyjore që mbulojnë zonën dhe kryeplaku i fshatit Bruçaj nuk kanë informuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve. /a.ke/
KOMENTE