English

Shkodër, tentoi të vriste një shtetas, kapet autori

Shkodër, 30 korrik, NOA – Tentoi të vriste me dashje një shtetas, por është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar diktimit të policisë.

Policia e Shkodrës thotë se ka arrestuar për këtë ngjarje Gjulin Radojën, i cili ka tentuar të vrasë me dashje një shtetas tjetër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në 26 korrik, rreth orës 21.00 të mbrëmjes, në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër.

Gjulin Radoja për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke tentuar ta vrasë, 42 vjeçarin F.Bajrami, banor në lagjen “Salo Halil” në Shkodër.

Por, pas shtënies me armë, autori nuk ka mundur dot ta vrasë shënjestrën e tij, pasi është larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Shtetasi i qëlluar me armë sipas policisë, nuk ka pësuar dëmtime.

Oficerët e policisë së Shkodrës pas informacioneve të marra dhe hetimit në zona të ndryshme mundi të gjejë vendndodhjen e autorit dhe kapjen e tij, sot në orët e para të mëngjesit.

I arrestuari Gjulin Radoja po ndiqet penalisht për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

mit/NOA
KOMENTE