Soft News - Një Italian 55 Vjeçar Vendos Një Rekord Botëror Për Notin
ROMË, 30 korrik /ATSH-ANSA/ - Një doktor italian 55 vjeçar vendosi dje një rekord të ri noti në det të hapur pasi përfundoi 250 kilometra nga Tunizia në Sardenjë.
Giocanni Brancato notoi 11 orë në ditë për shtatë ditë me radhë me një mesatare prej 54 lëvizje krahësh për minutë, për të thyer rekordin e tij që vendosi në vitin 2008 duke përshkuar 145 kilometra nga Korsika në Liguria.
Brancato, i cili është nga Mesina e Sicilisë, deklaroi se nuk ka asnjë sekret pas aftësisë së tij për të ndërmarrë një nismë të tillë në moshën e tij.
"Nuk kam asnjë recetë magjikë, por vetëm një dietë të thjeshtë natyrale", deklaroi ai.
"Kur notoj përdor shumë qumësht bajameje, lëng dardhe, shege dhe ujë tonik, duke mos harruar çokollatën e zezë", deklaroi ai për gazetarët pasi mbërriti në breg.
Ai shpjegoi se ka të tjera aventura në mendje.
"Shija e suksesit është si droga, të bën ta kërkosh më shumë", shtoi Brancato.
/e.v/