Topalli: Nene Tereza Na Ben Krenare Si Shqiptare Kudo Ne Bote
SHKODËR, 30 Korrik/ATSH-G. Marku/ .- "Nene Tereza na ben krenare si shqiptare kudo ne bote", u shpreh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ftuar në aktivitetin e organizuar mbremë në Shkoder me rastin e 100- vjetorit të lindjes së Nënë Terezes, ku u hap edhe ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së mirëbërëses së madhe shqiptare.
Ne mjediset hapura të Katedrales "Shën Shtjefni", famulltari i Shkodres Dom Gjovalin Sukaj bëri një ekspoze te programit të hartuar në 100- vjetorin e lindjes së Nënë Terezes. Duke falenderuar Arqipeshkvinë Metropolitane të Shkoder-Pult si organizatore e këtij aktiviteti, kryeparlamentarja Topalli u shpreh se, "ky 100 vjetor e bën krenar secilin prej nesh për qënien tonë shqiptare kudo ne bote".
Gjatë fjalës, ajo tha se, "vizioni i Nene Terezes, shpirti i saj, përkushtimi i saj, çdo gjë që ajo ka përcjellë, që ajo ka tranmetuar, ka qënë padyshim dashuri, por një dashuri e pakushtëzuar. Kjo është ajo që e bën Nënë Terezen krejt unike, krejt të veçantë, qe na ka dhënë ne një fuqi, na ka bërë një nder të madh, sepse kemi mundësi që kudo që të shkojmë, këdo që të takojmë, t'i themi se jemi nga Shqipëria, nga toka e Nënë Terezes".
Zonja Topalli kujtoi kohën kur Nënë Tereza vizitoi Shkodrës, duke e lidhur dhe me rënien e Murit të Berlinit, që ndodhi në të njëjtën vit.
"Kam pasur fatin për ta parë kur kjo katedrale nuk ishte ende katedrale, por e shndërruar në pallat sporti kur Nene Tereza erdhi në Shqipëri. Dhe sa herë që mendoj për këtë 100 vjetor në 2010-tën, padyshim e lidh edhe me 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, moment, në të cilin na u duk sikur u hap një dritare për të çarë atë errësirë të madhe që na kishte mbuluar për gjysëm shekulli".
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ndal tek ngjarjet e mëdha historike këtë vit.
"Ky vit sjell me vete ngjarje të mëdha historike. Nuk ka gjë më të rëndësishme për lirinë se sa lëvizja e lirë, nuk ka gjë më të rëndësishme për identitetin tonë se sa një identitet europian që t'i afrohemi fare prane Bashkimit Europian dhe për këtë po përpiqemi. Të gjithë bashkë të punojmë, që ta bëjmë vendin tonë që të jetë pjesë e atij komuniteti, të cilit në vlera dhe histori ne i përkasim", tha ajo./a.ke/