English

Vizitë Historike E Mbretit Saudit Dhe Presidentit Sirian Në Liban

BEJRUT, 30 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti sirian, Bachar al-Assad, i cili do të zhvillojë vizitën e parë në Liban që prej vrasjes së ish-drejtuesit Rafic Hariri mbërriti sot në Bejrut së bashku me mbretin saudit, Abdallah për të qetësuar tensionet që kanë të bëjnë me akuzat që përfshijnë Hezbollahun në këtë krim. Duke i drejtuar gishtin për vrasjen e ish-kryeministrit libanez në vitin 2005, regjimi i Bachar al-Assad u detyrua të tërheqë trupat nga fqinji i tij pas 30 vjet nën tutelë duke shënuar kështu fillimin e një periudhe zemërimi mes dy vendeve. Damas përgënjeshtroi çdo pëfshirje në këtë krim. Që nga ardhja në pushtet në vitin 2000, Assad vizitoi dy herë Libanin. Paraardhësi i tij, babai i tij e kishte vizituar Libanin në vitin 1975. Kjo është vizita e parë nga një monark saudit në Liban që prej vitit 1957, ndërsa mbreti Abdallah e kishte vizituar Bejrutin që prej vitit 2002. Duke kërkuar për të vendosur gjithë peshën e tyre për të evituar një konflikt tjetër në këto vende të vogla mesdhetare, drejtuesit saudit dhe ai sirian do të zhvillojnë këtë vizitë simbolike për të shprehur angazhimin e tyre në stabilitetin e Libanit që kërcënohet nga një krizë tjetër që lidhet me vrasjen e Haririt./ /ec/
KOMENTE