Vjenë - Osbe Shpreh Pakënaqësi Për Lirinë E Medias Në Disa Vende Anëtare
VJENË, 30 korrik /ATSH-MIA/ - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në raportin e publikuar sot theksoi vështirësitë që ndeshet media në shprehjen e lirë në disa prej vendeve-anëtare të organizatës.
"Situata në lirinë e shtypit në vendet-anëtare nuk është e mirë", deklaroi Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e medias.
Raporti vjetor për gjendjen e medias përban shumë çështje problematike në vendet-anëtare të organizatës.
Midis rasteve të shqyrtuara është reforma në median hungareze, e cila sipas raportit mund t'i vendosë të gjitha mediat audiovizuale nën ndikimin politik dhe ligjin për mbikëqyrje elektronike në Itali, që seriozisht mund t'u shkaktojë dëme hulumtimeve të gazetarëve.
Raporti kritikon 26 prej 56 vendeve-anëtare, ndërsa i kushton vëmendje edhe vdekjes së paradokohshme të gazetarit grek Sokratis Giolias, me redaktorin serb të rrahur me shufra hekuri Teofil Pançiq dhe rastin e gazetarëve në Turqi./
/ec/